Sipas të dhënave të sakta të Ministrisë së shëndetësisë së Kirgistanit, gjatë trazirave masive në Osh dhe Xhallall-Abadsk gjetën vdekjen 191 veta. Për këtë e njoftuan agjencisë informative "Interfaks" në shërbimin e shtypit të këtij dikasteri. Për ndihmë mjekësore janë drejtuar rreth 2 mijë veta. Sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare, zonën e konfliktit e kanë braktisur deri në 200 mijë refugjatë. Organet e ruajtjes së rendit filluan hetimin e ngjarjeve të përgjakshme në qytetin Osh. Fajtorë në organizimin e trazirave autoritetet konsiderojnë rrethin e ish presidentit Kurmanbek Bakiev. Fajtorët premtohet të identifikohen dhe gjykohen. Të enjten në Kirgistan u shpall dita e dytë e yisë për viktimat. Ndërkkaq në Kirgistan dhe Uzbekistanin fqinj, ku janë strehuar etnikët uzbekistanas, vazhdojnë të vijnë ndihma humanitare. Nga Rusia për në Bishkek avionët e Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme çuan rreth 130 ton ngarkesa. Këto janë ilaçe, ushqime dhe sende të ndihmës së parë.