Në kryeqytetin e Olimpiadës Dimërore 2014, në qytetin e Detit të Zi-Soçi u inagurua Muzeu i lavdisë sportive. Inagurimi i tij u bë gjatë zhvillimit të konferencës raportuese të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON). Në të morrën pjesë Jacques Rogge, Presidenti i KON-së i cili i dhuroi këtij muzeu si kujtim suvenirin me autografin e vet. Bazën e ekspozimit të parë e përbënë objektet të cilat më parë i përkisnin sportistëve të shquar-në radhë të parë qytetarëve të Soçit dhe atyre që bënë hapat e para drejt rrugës së sportit në këtë qytet. Fleta e lavdërimit të nxënësit të shkollës dhe si rrjedhim tenisisti i famshëm Eugjeni Kafelnikov, atletet e sportit të koleges së tij Elena Vesnina, dekoratat dhe sendet personale të kampionëve olimpikë si dhe çmimet e fituara në vite të ndryshme-të notarëve Vladimir Nemshillov dhe Haris Juniçev, futbollistit Sllava Mertveli dhe shumë të tjerëve. Në vitrinat e muzeut të lavdisë sportive të Soçit janë vendosur edhe flamujt olimpik dhe paralimpik. Ata iu dhanë qytetit në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës në Vankuver dhe do të qëndrojnë të varur në muret e muzuet deri në muajin mars të vitit 2014, deri sa estafetën ta marrë kryeqyteti olimpik-2018.