Në një nga kinematë më të mira të kryeqytetit, në mbrëmje, më 17 qershor në mënyrë solemne hapet Festivali i 32-të kinematografik ndërkombëtar i Moskës. Midis mysafirëve dhe pjesëmarrësve të parë janë mjeshtrat e kinemasë franceze Claude Lelouche i cili morri çmimin "Për kontributin e madh në kinematografinë  botërore", dhe Luc Besson i ftuar në Moskë si kryetari i jurisë të konkursit kryesor. Për shtatë ditë me radhë në Festivalin kinematografik ndërkombëtar të Moskës do të paraqiten mbi 200 filma nga e gjitha bota, ndërsa në konkursin kryesor marrin pjesë gjithsej 17 prodhime kinematografike. Midis tyre përmendim: "Kjo fillon nga fundi" (Michaël Cohen, Franca), "Trëndafili" (Jan Kidawa-Blonski, Polonia), "Shqiptari" (Johannes Naber, Gjermania-Shqipëria). Sipas mendimit të kritikëve, kinematografinë botërore aktualisht e bashkon tema  "e ndarjes me të kaluarën". Filmi konkurues rus "Harabeli" del nga ky drejtim kinematografik. Ngjarjet në të ndodhin në ditët e sotme, ndërsa ideja kryesore-sfida ndaj vuajtjes, ndjeshmërisë shpirtërore është e përjetshme. Filmi është xhiruar nga regjisori-dokumentalisti siberian Juri Shiller. Në të  bëhet fjalë për djaloshin nga fshati i cili  përpiqet të mbrojë  kopenë e kuajve që të rriturit kanë ndër mend ta dërgojnë në thertore.