0Kirgistani mund nxjerrë nga vendi Qendrën e transfertave transite të SHBA-së Manas, në qoftë se Britania e Madhe nuk do të dorëzojë djalin e ish Presidentit të republikës Maksim Bakiev. Për këtë deklaroi Zëvendës kryetari i qeverisë së përkohshme Azimbek Beknazarov. Gazeta e Londrës "The Times" njoftoi më 17 qershor, se Maksim Bakiev kërkoi strehim politik në Britaninë e Madhe. Siç venë në dukje ekspertët, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme të Kirgistanit, Londra zyrtare u gjend në një situatë të vështirë sepse midis Britanisë së Madhe dhe Kirgistanit nuk ekziston Traktati për ekstradim.