0Situata financiare në BE, përgatitja për samitet e "G-8"-shes dhe "G-20"-shes, si dhe konfirmimi i sanksioneve të reja kundër Iranit do të jenë tema kryesore të samitit dyditor të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve të BE që do të hapet në Bruksekl. Sipas mendimit të ekspertëve, temë primare mbetet shëndoshja financiare e zonës së euros dhe përpunimi i politikës unike europiane për rreptësimin e kontrollit mbi sektorin financiar.