60 zhytje kanë ndër mend të realizojnë aparatet e thellësive të mëdha ujore "Mir-1" dhe "Mir-2" në sezonin e ri. Në numrin e eksperimentëve pjesëmarrësit e tij kanë ndër mend të modelojnë situatën në Gjirin Meksikan. Ideja, për tërheqjen e aparateve të thellësive të mëdha ujore "Mir"  ndaj likuidimit të pasojave të avarisë afër brigjeve të SHBA-së, u dha nga regjizori kinematografik amerikan James Cameron, i cili xhiroi filmin e vet "Titanik" me pjesëmarrjen e batiskafëve rusë. Aparatet ruse janë të aftë të zhyten deri në thellësinë prej 6 kilometra. Për vite me radhë ata kanë marrë pjesë në shumë operacione, janë zhytur në ujrat e oqeanit Atlantik dhe atij Paqësor. Në vitin 2007 bënë lëshimin unikal në rajonin e Polit të Veriut në thellësinë prej 4 kilometra e 300 metra. Aparatet ofrojnë mundësinë unikale sepse ato janë të pajisura me dy manipulatorë të fuqishëm. Në fakt, për përdorimin e këtyre batiskafëve çudibërës në likuidimin e avarisë në Gjirin Meksikan janë të domosdoshme, së pari: kërkesa zyrtare, e cila nuk ka ardhur akoma, së dyti-përgatitja mjaft serioze. E megjithatë, pjesëmarrësit e ekspeditës "Miri" ("Миры") në Bajkal janë të gatshëm të sakrifikojnë me studimet e tyre personale, me të cilat do të ndihmojnë komunitetin ndërkombëtar në luftën kundër katastrofës ekologjike në brigjet e SHBA-së.