0Në Uzbekistan mendojnë, se ngjarjet në jug të Kirgistanit janë të planifikuara nga forca të jashtme. Të krijohet pështypja, se këto ngjarje mbartin karakter organizues, dhe pas tyre qëndrojnë forca serioze të treta, deklaroi në brifingun në Tashkent Zëvendës ministri i parë i punëve të jashtme të Republikës Abdullazi Komillov. Ai theksoi, se "këtë e pranojnë tashmë edhe vet anëtarët e qeverisë së përkohëshme të Kirgistanit, të cilët i kushtojnë vëmendje numrit të madh të armëve, që kanë hyrë në këtë vend, shfaqjen e qitësve të marrë nga vende të tjera dhe snajperët profesionalistë që janë vërejtur në rajone të veçantë.