Që ditën e parë të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të Peterburgut, i cili do të zhvillohet nga 17-19 qershor, do të zhvillohet biznes-dialogu "Rusi-BE: sfida dhe mundësi të modernizimit". Ku qëndron rëndësia dhe aktualiteti i kësaj teme?"-ishte pyetje kjo që iu drejtua Profesores Natalia Karpova, Drejtore e Institutit Ndërkombëtar të biznesit në Moskë: "Nuk duhet të harrojmë, se Europa, dhe Rusia, ndodhen në rrugë të kërkimit të modeleve të reja të zhvillimit të vet ekonomik. Dhe eksperienca e Europës për ne është interesante, vuri ajo në dukje. Pasi BE po zhvillon një politikë të logjikshme për modernizimin e atyre sferave, të cilat u përmendën më parë. Këto janë-energjetika, problemet e ekologjisë, zhvillimi i sistemit arsimor dhe studimeve fundamentale, krijimi prodhimeve të reja të shkencës. Pikërisht në këtë BE e shikon gjithë të ardhmen  dhe mundësinë e forcimit si lojtar gjeopolitik në botë", u shpreh Natalia Karpova. Europianët përpunuan mirë metodologjinë e futjes në përdorim të zbulimeve shkencore në projektet e biznesit, prandaj dialogu i Rusisë me BE është kaq i rëndësishëm dhe aktual. A mund të pritet vallë, se për procesin e modernizimit të ekonomisë ruse në ndonjë etapë do të përfshihen aktivisht  investitorët dhe specialistët e huaj?: "Pyetje shumë e vështirë, u përgjigj Profesorja Karpova. Procesi i zhvillimit në këtë ose atë sferë ecën vetëm në atë rast, kur ekzistojnë të ashtuquajturit drajvera, për të cilët janë të interesuar zotëruesit e kapitaleve dhe njohurive. Në qoftë se do të flasim për investitorët, ata vijnë, në qoftë se shohin shpresë të qartë, të mbrojtur nga rreziqet e dukshme, perspektivë, si dhe rritje të kapitaleve të tyre. Motivime të tjera investitorët nuk kanë, mekanizmi është i thjeshtë, i qartë, i tejdukshëm. Dhe këtu janë shumë të rëndësishme masat e qeverisë sonë për sigurimin me lehtësira të caktuara për investitorët, si rusë, po ashtu dhe të huaj. Të rëndësishme janë garancirë e uljes së rreziqeve të biznesit. Është motivim tjetër për ata, që janë mbartës të njohurive: shkencëtarët, inxhinjerët. Ata i tërheqin jo aq shumë paratë, se sa dëshira për të realizuar ide të reja në jetë, të bëjnë zbulime. Atyre, patjetër u duhet mbështetja shtetërore. Edhe në qoftë se këto aspekte të modernizimit do të merren parasysh, atëherë, së pari, në Rusi do të kthehen shkencëtarët tanë të talentuar, të cilët aktualisht punojnë me sukses në qendra shkencore në vende të tjera, së dyti, do të gjenden jo pak investitorë të huaj, ndër të tjera nga vendet e BE, të cilët do të duan të depozitojnë kapitalet e veta në projekte kombëtarë të Rusisë. Kurse Forumi i Peterburgut është një pistë e shkëlqyer për diskutime të sinqerta, kritikë të shëndoshë dhe për shqyrtimin e problemeve të vështira të ekonomisë globale.