0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev është i sigurt, se Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i të rinjve, i cili u hap të mërkurën në Shën Peterburg, do të përcaktojë të rinjtë e talentuar, që do të merren me zhvillimet inovatore të vendit. Për këtë thuhet në përshëndetjen e Kryetarit të shtetit. "Në të ardhmen e afërt pikërisht nga ju do të varet zhvillimi global i ekonomisë, formimi i ideve të tregut,shpikjeve dhe zbulimeve", thuhet në përshëndetje. "Ky takim do tu japë juve mundësinë unikale të këmbimit të mendimeve dhe ideve të reja me biznesmenë të njohur dhe politikanë me ndikim", vihet në dukje në përshëndetje.