0E ardhmja e njerëzimit është bota shumëpolare me Rusinë e fortë dhe të re. Një mendim të tillë shprehu, duke marrë fjalën në Institutin e demokracisë dhe bashkëpunimit të Parisit, Kryetari i Dhomës së industrisë dhe tregtisë Eugjeni Primakov. Sipas mendimit të tij, modernizimi, i shpallur nga Presidenti Medvediev nuk është parrullë, por domosdoshmëri e pashmangshme.