Rusia merr pjesë në realizimin e projektit transnacional "Përrallat e pianos së vjetër", i cili është një seri filmash vizatimorë, kushtuar muzikantëve të mëdhenj të epokave dhe popujve të ndyshëm. Autorja e idesë, skenaristja dhe producentja e projektit është rusja Irina Margolina. Në Angli po regjistrohet një film vizatimor për klasikun rus Çaikovski, në SHBA-s tashmë është krijuar animacia për gjeniun austriak Moxart. Në Bjellorusi për gjermanin e talentuar Bethoven. Kurse Rusisë i kanë mbetur pianistët e mëdhenj: Antonio Vivaldi dhe Joakkino Rossini. Aktualisht po punohet për filmin mbi Rossinin-mjeshtër i zhanrit operistik. Filmi po xhirohet në qytetin Ekaterinburg. Regjizorja Oksana Çerkasova, drejtuese e njohur në vend e studios së xhirimeve, tregoi në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" për atë, se si po ecën puna: "Meqë ky është projekt arsimor, regjizori duhet të përçojë informacionin e nevojshëm, se kur dhe ku lindi muzikanti, të spikatë etapat kryesore të jetës së tij. Sipas mundësisë të përmendë veprat më të njohura. E megjithatë pa intonacionin autorial nuk mund të bëhet asgjë, pasi do të donim të përcillnim karakterin e njeriut, dhe jo vetëm të kompozitorit. Si rregull, të gjithë personat gjenialë janë shumë interesantë. Ata kanë jetë të pasur dhe të ngjeshur me ngjarje. Dhe atëherë nuk e di, se kë fakt të zgjedhësh. Ka shumë material për punën. Veçanërisht për Rossinin, sepse ai ishte person shumë i zgjuar", u shpreh regjizorja. Ne po xhirojmë filmin për Rossinin, vazhdon regjizorja, të tillë si libër kulinarie, i cili shëndërrohet në një akt të tërë në skenën e Malli Teatër. Dhe çdo akti kësaj opere ne vendosëm ta quajmë me një emër "kulinarie". Për shembull, "Kuzhina e Rossinit" me këtë fillohet pjesa. Kjo në të vërtetë është kuzhinë, ku ai krijon, kurse atë e ndihmojë kuzhinierët në formë notash. Kështu, për shembull, duke shkruar operën, ai po aty krijon një shedevër kulinarie. Pas premierës së operës "Vilgelm Tel" ai bëri një tortë fantastike me mollë. Kurse kur u rrëzua "Berberi Sevilskij", është hera e vetme në jetë që ai qau. Është kënaqësi e madhe të punosh me një material të tillë të pasur, duke përmbledhur tregimin e vet Oksana Çerkasova. Meqë ra fjala, filmat e xhiruar tashmë të këtij projekti janë transmetuar në kuadrin e programit arsimor në Luvrein e Parisit, dhe kanë fituar disa çmime ndërkombëtare.