0Në Kirgistan sot është Ditë Zie për viktimat nga trazirat masive, që ndodhën në rajonet jugorë të vendit nga 11 deri në 15 qershor. Vendimi përkatës u morr në vigjilje nga qeveria e përkohëshme e kësaj Republike. Në vend të gjithë flamurët shtetërorë do të ulen në gjysëmshtizë dhe do të anulohen të gjitha aktivitetet argëtuese. Sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë, gjatë konfliktit rreth 180 veta gjetën vdekjen. Në organizimin e ngjarjeve tragjike autoritetet e Republikës akuzojnë vëllezërit dhe të afërmit e ish presidentit Kurmanbek Bakiev, duke konfirmuar, se pikërisht ata financuan trazirat dhe u shpërndanë njerëzve armë zjarri.