Për modernizimin efektiv të forcave ushtarako-detare në Rusi po përpunohet programi unik i zhvillimit të industrisë së ndërtimit të anijeve. Një nga drejtimet e kërij programi është krijimi i një serie nëndetësesh të klasit "Severodvinsk". Për këtë deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në Severodvinsk në ceremoninë e lëshimit në ujë të nëndetëses atomike. Ai e quajti atë, shembull efektiv i realizimit të projektit të vështirë. Pavarësisht nga kriza, Rusia do të vazhdojë të ndërtojë anije nga më modernet, theksoi Dimitri Medvediev: "Ne duhet të ndërtojmë më aktivisht anije moderne, të krijojmë rezerva për të ardhmen, pavarësisht nga vështirësitë e momentit. Puna në lidhje me këtë temë do të zhvillohet në përputhje me programin shtetëror të armatimeve. Nëndetësja "Severodvinsk" është ndërtuar në uzinën "Sevmash", është anije e gjeneratës së katërt. Ajo ndryshon nga arkitektura principialisht e re dhe sistemet më të reja të armatimeve. Nëndetësja "Severodvinsk" është ndërtuar nga çelik i një cilësie të lartë. Ka dhe një kamer shpëtimi për të gjithë ekuipazhin. Nëndetësja është e pajisur me aparaturë bërthamore, e cila u përgjigjet kërkesave bashkëkohore të sigurisë, si dhe me kompleksin e ri hidroakustik "Aljaks". Arsenali i nëndetëses përbëhet nga 8 direktiva të lëshimit të raketave dhe tropeda universale të thellësive. Submarina është e pajisur me komplekse moderne të ndërlidhjes dhe novigacionit. "Severodvinsk" është nëndetëse për shumë qëllime të ndryshme, e cila është e aftë të eliminojë anijet mbiujore dhe zotëron ndërlidhje të ngjashme me atë të grupit të aviacionit. Ka mundësi, që ajo të bëhet nëndetësja më e pazhurmshme në botë. Sipas vlerësimeve të ekspertëve perëndimorë dhe rusë, sipas nivelit të ndjeshmërisë hidroakustike "Severodvinsk" mund të konkurojë vetëm me nëndetësen amerikane "Sea Wolf". Ndërkohë nëndetësja ruse zotëron një nivel më të lartë universaliteti, se sa analogu i vet amerikan. Pritet, që flota të pajiset me "Severodvinsk" në vitin 2011. Pas vënies në punë të anijes së parë planifikohet të ndërtohen edhe 6 submarina të tjerë të këtij tipi", u shpreh Presidenti.