0Prokuroria e Përgjithshme e Kirgistanit dërgoi në Britaninë e Madhe kërkesën për ekstradimin e djalit Maksim Bakiev të ish presidentit të Kirgistanit Kurmanbek Bakiev, që u arrestua në Londër sipas kërkesës së Interpolit. Për këtë njoftoi agjencia kirgistanase AKIpress. Në Bishkek mendojnë, se djali i ish presidentit ka dorë në organizimin dhe fianancimin e trazirave masive me qëllim përmbysjen e qeverisë së përkohëshme.