Koncepti strategjik i NATO-s plus problemi i "përjetshëm" për Mbrojtjen Antiraket (MAR), janë tema kryesore, që do të hidhen për diskutim në Këshillin Rusi-NATO. Ai do të zhvillohet më 19 qershor në Bruksel në nivel ambasadorësh. NATO është organizatë "nazelie", siç e quajti atë Përfaqësuesi i përhershëm rus Dimitri Rogozin në një nga intervistat e veta. Ky epitet shfaq nivelin e marrëdhënieve. Që të bien dakort palët e kanë shumë të vështirë, bile dhe për probleme, në zgjidhjen e të cilave ata kanë interesa të ndërsjellta. Për shembull, lufta kundër piraterisë. Moska doli në rolin e iniciatores për veprime të përbashkëta kundër banditëve detarë.Natovianët si përgjigje nuk propozuan asgjë. Ky indiferentizëm shfaq aleanca dhe në lidhje me idenë e luftës së përbashkët kundër drogës afgane, temë, e cila doli në nivel të OKB-së. Sipas logjikës së çuditshme të Brukselit, problemin e trafikut të drogës duhet ta zgjidhë vet Moska së bashku me Organizatën e Traktatit për Sigurimin Kolektiv (OTSK). Nga një polarizim i tillë pozitash, a nuk humbet vallë kuptimi i takimeve të ambasadorëve të Rusisë dhe NATO-s? Po japim mendimin e Igor Maksimiçevit, bashkëpunëtori kryesor  shkencor i Institutit të Europës: "Kuptim për takime të tillë ka. Kjo, para së gjithash, është vazhdimi i kontaktit të drejtpërdrejtë. Palët kanë dyshime të caktuara në lidhje me synimet e njëri tjetrit. Ndërkaq për Rusinë këto dyshime janë me bazë, kurse për NATO-n janë të trilluara. Periudha acarimi mund të ketë, sepse në qoftë se do të vazhdojë politika e zgjerimit të aleancës, atëherë reagimi i Rusisë ndaj hapave të tillë do të jetë i rreptë. Në këtë kuptim takimet e amasadorëve janë të leverdisshëm. Por nuk duhet të priten nga ato ndryshime të mëdha pozitive", u shpreh eksperti. Më 16 qershor palët do të shprehen në lidhje me raportin e grupit ekspert të të "urtëve" me në krye ish sekretaren e shtetit të SHBA-s Madlen Olbright. Ky projekt i strategjisë së ardhshme përmban dy teza kryesore. E para është që të garantojë sigurinë e partnerëve të aleancës. E dyta, të arrijë të realizojë kërkesat e veta gjatë bashkëpunimit të ndërsjelltë me vendet e tjera, jo anëtare të NATO-s. Kuptimi i "rrezikut" po ashtu ka mbetur pa shpjegim. Në përgjithësi kjo kuptohet. Bile dhe rreziku më i vogël hap përpara strategëve perspektiva tërheqëse të transformimit të bllokut ushtarak. Do të shfaqen forca të reagimit të shpejtë, "të afta që të zhvillojnë veprime të gjata luftarake", nëpër gjithë botën. Parimi i të drejtës ndërkombëtare, qëndron në atë, se vetëm Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe askush tjetër, ka plotfuqishmëri të përdorë forcën ushtarake, që në dokumentin e NATO-s mungon.