0Numri i shtetasve të Kirgistanit, që janë etnikë uzbekistanas, të cilët u larguan nga territori i Kirgistanit për në Uzbekistan, kapi shifrën 83 mijë veta. Për këtë agjencinë informative RIA Lajmet e njoftuan në Ministrinë për Situatat e Jashtëzakonshme të Uzbekistanit. Ministria për Situatat e Jashtëzakonshme të Rusisë planifikon të dërgojë më 16 qershor në Kirgistan tre avionë me ndihma humanitare. Zëvendës kreu i parë i qeverisë së përkohëshme të Kirgistanit Allmazbek Atambaev deklaroi, se financimi i provokimeve dhe trazirave në jug të vendit bëhet nga Bakievi, ndër të tjera nga djali i tij Maksim. Ai njoftoi, se qeveria e përkohëshme ka ndërmend të kërkojë ekstradimin e Maksim Bakievit, i cili është arrestuar nga autoritetet e Britanisë së Madhe me kërkesë të Interpolit.