0Turqia nuk është më drejtimi monopol i pushimeve verore për rusët, shkruan më 15 qershor botimi "Rossijskaja gazeta". Për shkak të rënies së kursit të euros, në këtë sezon po vërehet një dyndje aktive e pushuesve rusë në drejtim të pikave turistike europiane të cilat kanë bërë ule të çmimeve. Operatorët turistikë njoftojnë për 30%  rritje të turistëve rusë në këto destinacione. Disa vende europiane, për shembull, Spanja dhe Greqia i kanë më të lira shërbimet turistike se Turqia. Dhe aq më tepër që për shkak të problemeve ekonomike disa vendeve, mbi të gjitha Greqisë iu desh të bënte ulje të qenësishme të çmimeve.