Situata në Kirgistan përsëri është e tensionuar. Sipas informacionit të fundit, gjatë konfrontimeve ndëretnike vdiqën 170 persona dhe 2 mijë të tjerë pësuan dëmtime. Sigurisht këto janë të dhënat zyrtare, ndërsa ato jozyrtare padyshim që janë shumë herë më të larta. Në zonën e konfrontimeve autoritetet kirgistaneze shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendosën orën e ndalin-qarkullimit. Për stabilizimin e gjendjes në Osh dhe Xhallall-Abad u sollën forcat suplementare të Ministrisë së mbrojtjes, MPB-së si dhe repartet e strukturave ushtarake  vullnetare të formuara me iniciative të veteranëve. Ushtarakëve dhe milicionerëve iu është lejuar përdorimi i armës së zjarrit në rast se lind rreziku për jetën ose për sigurinë e qytetarëve paqësorë. Ushtrimin  e dhunës në Kirgistan e dënoi Këshilli i sigurimit të OKB-së. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të zhvilluar me dyer të mbyllyra, diplomatët bënë thirrje për ti dhënë fund sa më parë të jetë e mundur gjakderdhejes dhe për të krijuar në republikë korridorin nëpër të cilin do të sigurohet furnizimi me ndihmë humanitare. Për situatën në Kirgistan u kujdesën edhe vendet rajonale fqinjë. Sekretarët e këshillave të sigurimit të Organizatës së Traktatit për Sigurimin Kolektiv (OTSK), në përbërje të së cilës hyjnë Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Rusia, Taxhikistani, Uzbekistani dhe vetë Kirgizia, përpunuan projektin për stabilizimin e situatës në republikë. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev, gjatë takimit të tij me Sekretarin e përgjithshëm të OTSK-së të zhvilluar në Kremlin Nikollai Burduzhu dhe Sekretarin e Këshillit të sigurimit të Federatës Ruse Nikollai Patrushev, e quajti gjendjen në Kirgistan të palejueshme: "Gjendja aktuale në Kirgistan me të vërtetë është bërë e padurueshme. Si rezultat, vdiqën njerëz të pafajshëm dhe akoma vazhdon të derdhet gjak si dhe po vazhdojnë çrregullimet masive mbi bazë ndëretnike, gjë kjo tejet e rrezikshme për Azinë Qendrore. Prandaj duhet medoemos të ndërmerren masat të ligjshme, por njëkohësiht dhe të ashpra për ndërprerjen e veprimeve të tilla". Në lidhje me këtë Dimitri Medvediev nuk e përjashtoi mundësinë e thirrjes së mbledhjes së jashtëzakoshme të kryetarëve të shteteve të OTSK-së. Ndërsa në vigjilje Kryetarja e qeverisë  së përkohshme të Kirgistanit Roza Otunbajeva pranoi, se republika nuk është aspak në gjendje të rregullojë situatën në mënyrë të pavarur dhe në lidhje me këtë iu drejtua për ndihmë ushtarake Rusisë. Tani për tani, Rusia u kufizua me dërgimin suplementar të 150 disantëve të tjerë, përveç atyre që janë dërguar tashmë. Përpara ushtarëve qëndron detyra e garantimit të sigurisë familjeve të ushtarakëve rusë si dhe forcimi i mbrojtjes së objekteve të bazës ushtarake ruse Kant në lidhje me çrregullimet që kanë zaptuar Kirgistanin. Çështja për dërgimin e misionit të trupave paqësorë do të zgjidhet përfundimisht në nivel kryetarësh të shteteve të OTSK-së.