Në Rusi të verbërit dhe ata me shikim të dobët do të mund të orientohen në hapësirë me ndihmën e sistemit satelitor të navigacionit. Projekti i ri i shkencëtarëve rusë është llogarituar për ti ardhur në ndihmë personave në moshë të thyer që vuajnë nga sëmundjet e pleqërisë, për shembull, nga skleroza. Në një të ardhme të afërt personat me sëmundje të tilla do të venë byzylykë specialë, ndërsa të afërmit e tyre në çdo moment do të jenë në kurs të vendndodhjes së tyre. Ky aksesor do të ketë edhe butonin e sinjalin e alarmit në rast të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore. Me ndihmën e këtyre byzylykëve do të mund të kontollohet edhe vendndodhja e fëmijëve.

Më shumë se gjysma (53%) e përdoruesve rusë të Internetit janë vizitues të përhershëm të site-ve sociale. Këto janë të dhënat e marra nga anketimi i zhvilluar nga Qendra mbarëruse e studimit të opinionit publik. Pavarësisht nga fakti, se auditori i Internetit midis rusëve në një shkallë të lartë është mashkullor, burrat në site sociale mund të hyjnë pak më rrallë se gratë-46% kundër  54% nga numri i përgjithshëm i përdoruesve. Mysafirët më të rrallë të site-ve sociale janë njerëzit në moshën mbi 55 vjeçë.

Dieta sociale-mish breshke, krokodili dhe peshku të lumit-zhvilloi trurin e paraardhësve të njeriut. Me një deklaratë të tillë dolën shkencëtarët amerikanë. Ata saktësuan, se më parë paraardhësit e njeriut dinin të siguronin veglat e punës me ndihmën e të cilave përgatisnin mishin e kafshëve ujorë. Siç është bërë e ditur, ky lloj mishi përmban komponentë ushques shumë të rëndësishëm për zhvillimin e trurit.