0Veprimet kundra ligjore në jug të Kirgistanit të cilat çuan në konfrontimet masive mbi bazë ndëretnike dhe vdekjen e mbi 100 personave duhen  medoemos ndaluar me ligj,  por shumë rreptë. Për këtë deklaroi Dimitri Medvediev në takimin e zhvilluar të hënën në Moskë me Sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Traktatit për Sigurinë Kolektive (OTSK) Nikollai Borduzhei dhe Sekretarin e Këshillit të sigurisë të Rusisë Nikollai Patrushev. Më parë në këtë ditë sekretarët e këshillave të sigurisë të OTSK-së në mbledhjen e zhvilluar në Moskë përpunuan masat e " drejtuara për uljen e nivelit të tensionit ndëretnik, lokalizimin e veprimeve kundraligjore të elemeteve kriminale dhe grupimeve banditeske, ndërprerjen e veprimeve ekstremiste, forcimin e sigurisë kufitare". Në prag të mbledhjes Këshilli i sigurimit të OKB-së dënoi dhunën e ushtruar në Kirgistan dhe bëri thirrje për ndërprerjen e gjakderdhjes. OKB-ja e konsideron të rëndësishme krijimin urgjent të koridorit për furnizimin me ndihmë humanitare pjesës jugore të Kirgistanit dhe ka ndër mend të shpallë grumbullimin e menjëhershëm të mjeteve financiare për të dëmtuarit.  Pjesëmarrësit e OTSK-së do ti sigurojnë Kirgistanit aviacionin, teknikën, transportin me karburant dhe atë ushtarak. Konfrontimet midis kirgistanezëve dhe uzbekistanezëve filluan në qytetin Osh natën duke gdhirë 11 qershori, ndërsa më vonë u përhapën në të gjithë rajonin fqinjësor të Xhallall-Abadskut. Viktima të pogromeve u bënë, sipas të dhënave të fundit, 170 njerëz, mbi 1.7 mijë të tjerë u plagosën". Të hënën në rajonin e qytetit Xhellall-Abad dhe në qytetin Osh përfaqësuesit e autoriteteve vendase dhe liderët e diasporës uzbekistaneze zhvilluan bashkëbisedime për rregullimin e konfliktit. Nata e mbrëmshme në jug të republikës qe relativisht e qetë.