0Me takimin me Presidentit të Francës Nikola sarkozi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin përfundoi vizitën e vet në Paris. Palët vlerësuan lartë zhvillimin e dialogut ruso-francez. Ata vunë në dukje sukseset në zhvillimin e shkëmbimeve të ndërsjellta kulturore të Vitit Rusi-Francë. Putin veçanërisht vuri në dukje kontributin e Presidentit të Francës në realizimin e projektit të ndërtimit në Paris të Qendrës ruse të kulturës fetare. Gjithashtu në kryeqytetin francez do të ngrihet një monument për përjetësimin e trimërisë së ushtarëve rusë dhe vëllazërinë ushtarake ruso-franceze gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore.