0Personi që rrëmbeu anijen "Arctic Sea" ishte sipërmarrësi estonez Eric Cross, njoftoi për grupin hetimor Dimitri Savins, një nga të akuzuarit për pirateri, i cili vendosi të bashkëpunonte me organet e drejtësisë. Sipas fjalëve të Savinsit, sipërmarrësi merrej me ndërtim dhe projektet e naftës dhe gazit, kurse ai ishte partneri i tij i puunës. Si rezultat i krizës ai humbi mjetet financiare dhe Cross i propozoi që të rrëmbenin anijen "sipas skenarit somalez". "Arctic Sea" humbi në korrik të vitit të kaluar, pas një muaji u lirua nga anija ruse e Forcave Ushtarako-Detare. Organizatori tjetër i këtij rrëmbimi është sipërmarrësi nga Gjermania Sergei Demçenko.