0Në qytetin Osh në jug të Kirgistanit rifilluan trazirat. Në rrugë u shfaqën parrulla të ndryshme. Disa shtëpi janë djegur. Numri i të vdekurve i tejkaloi të 20 vetat. Situata në Kirgistan ishte tema kryesore e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH), që u zhvillua në Tashkent, kryeqytet i Uzbekistanit. Pjesëmarrësit e takimit e siguruan Bishkekun, se do ti ofrojnë ndihmë për stabilizimin e situatës. Rusia tashmë po shqyrton kërkesën e re të Kirgistanit për ushqime dhe mallra të tjera për popullsinë.