Kampionati i 19-të botëror i futbollit për herë të parë zhvillohet në kontinentin afrikan. Skuadra përfaqësuese e Rusisë bën pjesë në numrin e pjesëmarrësve më prestigjozë të garës futbollistike, e cila do të zhvillohet në Republikën e Afrikës së Jugut. Në vigjilje të hapjes solemne të Kampionatit-2010 Rusia dorëzoi në Johanesburg kërkesën për zhvillimin e Kupës Botërore për vitin 2018 dhe 2022. Përveç Rusisë për të pritur në vendin e vet liderët botërorë të futbollit gjithashtu dëshirojnë edhe Anglia, SHBA-s, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Portugalia. Shanset e Moskës për zhvillimin e një prej World Cup janë të shumtë, mendon Kryeministri Igor Shuvallov, i cili paraqiti kërkesën ruse: "Rusia mund të jap shumë për zhvillimin e futbollit në përgjithësi. FIFA vitet e fundit po punon nën parrullën "Futbolli duhet të zhvillohet", duke zhvilluar kampionate. Për ne ky është shans ti japim një frymëmarrje të re lojës dhe të zhvillojmë infrastrukturën sportive në një nivel krejt tjetër. Në qoftë se ne do të fitojmë shansin për zhvillimin e kampionatit,  ne do të ndërtojmë stadiume të tjerë. Dhe kjo do të jetë infrastruktura më e mirë futbollistike. Rusia është gati të garantojë sigurinë e zhvillimit të turneut në nivel të lartë. Siç dëshmon kampionati në Republikën e Afrikës së Jugut, ky është një nga problemet kryesorë. Deri para garave në Johanesburg ndodhën një sërë incidentesh. Gazetarin jugafrikan e mbytën deri në humbjen e ndjenjave në tualetin e një qendre tregtare, si dhe i vodhën pasaportën dhe rreth 1500 dollarë. Kolegun e tij e sulmuan duke i dhënë automobilit, kur ai po priste sinjalin jeshil të semaforit. Kurse një tjetër e vodhën në hotel. Nuk kanë fat në Johanesburg as shtetasit e Kinës. 4 gazetarë nga ky vend u bënë viktima të vjedhjes me armë. Njoftohet, se autoritetet e Republikës së Afrikës së Jugut kanë shpenzuar 130 milionë dollarë për garantimin e sigurisë së mysafirëve të shumtë të turneut. Por këto masa, mesa duket nuk janë të mjaftueshme. Kështu që miqtë e pasur të turneut marrin roja personale (kërkesa për këtë lloj shërbimi i Republikën Jug-Koreane është rritur shumë). Kurse vizitorëve të thjeshtë autoritetet u rekomandojnë të mos lëvizin vetëm dhe të mbyllin mirë dyert e dhomave të hotelit.