0Kryetarët e shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) vendosën në samit për pranimin e anëtarëve të rinj në këtë organizatë. Ata gjithashtu miratuan Deklaratën e samitit dhe aprovuan një sërë dokumentesh procedurialë dhe raportet për përfundimet e veprimtarisë së organizatës për vitin 2009. Përveç kësaj, në kuadrin e samitit u nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe për luftën kundër krimit. Në OBSH hyjnë Rusia, Kina, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Irani, Pakistani, India dhe Mongolia gëzojnë statusin e vëzhguesve, kurse Bjellorusia dhe Siri-Lanka janë partnerë për dialog.