0Projektet e pilotuara në sferën e energjetikës, transportit dhe teknologjive të larta duhen të gëzojnë mbështetje prioritare në kuadrin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH), mendon Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Duke prekur çështjet e bashkëpunimit humanitar të vendeve të OBSH-së, Dimitri Medvediev njoftoi, se në vjeshtë, në regjim të pilotuar, do të hapet universiteti special i OBSH-së, në kuadrin e të cilit do të bashkohen përpjekjet e një sërë institucioneve të larta arsimore të shteteve anëtare të OBSH-së. Në OBSH hyjnë Rusia, Kina, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.