0Në Vienë startoi Festivali kinematografik i vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), kushtuar 65 vjetorit të Fitores mbi fashizmin. Ai filloi me paraqitjen e filmit më të shtrenjtë në historinë e regjizorit kinematografik rus Nikita Mihallkov - "Të rraskapitur nga dielli-2: Parapritja ("Утомленные солнцем-2: Предстояние")". Në kuadrin e forumit do të prezantohen edhe prodhimet e fundit të regjizorëve kinematografikë nga Rusia, Armenia, Kazakistani dhe Ukraina. Festivali do të zgjasë deri më 15 qershor, njofton Agjencia ITAR-TASS.