Më 9 qershor në Moskë ndërroi jetë balerina e madhe ruse dhe pedagogia legjendare Marina Semenova. Më 12 qershor ajo do të mbushte 102 vjet.

Për 36 vite me radhë ajo ka qenë në skenë dhe mbi gjysëm shekulli ia ka kushtuar edukimit të artistëve të baletit. Jeta artistike e Marina Semenovës filloi që kur ishte akoma gjallë Marius Petipa-themeluesi i baletit rus në shek e XIX. Dhe përfundoi kjo karrierë duke u shkrirë në dhjetra emra të balerinëve të shkëlqyer rusë, të cilët i quajnë “regjimenti semenovian”. Ndër balerinët e parë të këtij regjimenti përmendim të pakrahasueshmen Maja Pliseckaja.

“E pushtuar tërësisht nga arti i kërcimit”, -në këtë mënyrë shpreheshin për Marina Semenovën. Devotshmëria e saj e vetme gjithmonë i shërbeu baletit dhe do të vazhdojë për një kohë të gjatë të shërbejë si far për brezat e ardhshëm të artistëve të baletit rus.

Fragment i shkëputur nga baleti “Liqeni i mjelmave”. Interpretojnë: Marina Semenova dhe Juri Kondratov.