Ditën e parë të mbërritjes në kryeqytetin e Uzbekistanit Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev ua kushtoi negociatave dypalëshe me homologët e vet të shteteve të tjera. Ai u takua me Përfaqësuesin e RP të Kinës Hu Xintao, i cili i njoftoi, se Dimitri Medvedievin e presin me një vizitë në shtator të këtij viti në Kinë. Medvediev nga ana e vet vuri në dukje, se viti 2010 është i ngjeshur me ngjarje të marrëdhënieve ruso-kineze. Hu Xintao deklaroi, se për vendet tona janë të rëndësishme përpjekjet e përbashkëta, që të arrihen rezultate akoma më të larta në sfera të tilla, si tregtia, energjetika, teknologjitë ushtarake dhe bashkëpunimin ndërajonal". Liderët e të dy vendeve ranë dakort gjithashtu me atë, se është mëse e domosdoshme që në nivel të lartë të zhvillohet në vitin 2010 Viti i gjuhës kineze në Rusi. Në mbrëmje pjesëmarrësit e takimit i pret një koncert solemn, kurse mbledhja do të zhvillohet më 11 qershor.