Sot më 10 qershor piktori i shkëlqyer rus Ilia Glazunov kremton 80 vjetorin e ditëlindjes së vet. Në Moskë në salllën grandioze të ekspozitave "Manezh" u hap ekspozita me punët e tij: 50 pavione i janë kushtuar temës kryesore të artit të tij-Rusisë. Ai ka pikëpamjen e vet për këtë temë. Një pozitë e tillë në kohët sovjetike rrallë e kanë kritikuar, por në kohët e sotme demokratike rradhë kush e mbështet. Ndoshta, prandaj artisti me famë botërore, i famshëm për portretet e Indira Gandit, Urho Kekkonen, Federiko Fillini, në Atdheun e vet deri më sot ka jo më pak keqëdashës, se sa miq. "Gjeni rus" dhe "retrograd akademik" janë, le të themi, dy skajet në vlerësimin e artit të Ilia Glazunovit. Ndërkaq, kjo gjë e shqetëson pak atë, "Unë kam punuar dhe punoj për të mirën e Rusisë, konfirmon piktori. Pa Rusinë nuk mund ta perceptoj veten time". Shumë piktura, të ekspozuara në ekspozitën jubilare, siç tregon vet Ilia Glazunov, "janë krijuar nën ndikimin e pështypjes së udhëtimeve shumëvjeçare nëpër trevat e thella ruse". Pikërisht atje ndihet më shumë, për shembull, tragjedia, e përjetuar në shekullin e XX-të nga fshatari rus, kur atij i mohuan të drejtën e zotërimit privat të tokës. Kësaj faqeje tragjike në historinë ruse i kushtohet piktura kryesore, sipas mendimit të piktorit, ajo e ekspozitës jubilare me përmasa 8x4 metra, prej më shumë se 10 figurash... "E mendova këtë pikturë për zhdukjen e fshatarësisë ruse, kur mora vesh për fjalët e  Winston Churchillit: "Mendova se do të vdes nga pleqëria, por tani e kuptoj, se do të vdes nga gazi, sepse mora vesh, se Rusia blen bukë". Ky u bë rezultat i reformave staliniste, rezultat i pushtimeve bolshevike të Rusisë, mendon Glazunov. Unë do të doja të shprehja tragjedinë e fshatarësisë, eliminimin e të gjithë atyre, të cilët në kohën e vet ushqyen me bukë gjysmën e botës", u shpreh Glazunov. Sigurisht, pikturat e reja të Ilia Glazunovit janë krijuar në mënyrën realiste, që ai e predikon. Por atë e quajnë edhe "realist luftëtar". Por kjo gjë nuk i tremb artistët e rinj, të cilët vijnë në Akademinë e tij, ku atyre u mësojnë pikërisht traditat e realizmit: "Dikur hyra në Galerinë Tretjakovsk, kujton Ilia Glazunov, dhe atje shikoj kova, një lopatë, xham të thyer dhe diçka tjetër. Me të vërtetë u habita: a po bëhet remont këtu,-pyeta? "Çfarë, më thanë, kjo është ekspozita e artit bashkëkohor. Po bëhen instalime".  Unë jam por të gjitha formave të artit! Por jam plotësisht dakort me mendimin e piktorit të madh rus Vrubel: "Vetëm realizmi mund të lindë thellësinë dhe gjithëanshmërinë". Me këtë bindje kremton jubileun e 80 vjetorit të ditëlindjes së vet mjeshtri Ilia Glazunov.

Shiko galerinë fotografike