0Qëllimi kryesor i rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së është që të zgjojë tek Irani dëshirën për bashkëpunim, deklaruan në MPJ të Rusisë, duke komentuar miratimin e rezolutës së re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Teheranin, që parashikon sanksione shtesë. Në deklaratë theksohet, se të gjitha këto masa, të përpiluara në rezolutë, përjashtojnë mundësinë e përdorimit të forcës dhe fokusohen për zgjidhjen e detyrave të papërhapura në kontekstin e programit bërthamor iranian. Rezoluta e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së lë një hapësirë të gjerë për vazhdimin e bashkëveprimit me Iranin në sferën ekonomiko-tregtare, në lidhje me çështjet e energjtikës, transportit, kozmosit, vunë në dukje në MPJ të Federatës Ruse.