0Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin do të niset sot për në Paris. Në programin e vizitës dyditore të punës janë takimet me udhëheqjen e vendit. Në vigjilje në intervistën e vet dhënë për agjencinë informative "France Press" dhe kanalin televiziv "France 2" Putin vuri në dukje, se Rusia dhe Franca kanë interesa të ndërsjellta dhe që përkojnë, prandaj "ne i ndjekim këto interesa për atë, që të garantojmë sigurinë e vendeve tona, të mundësojmë zhvillimin ekonomik dhe social". Por qëllimi kryesor i vizitës së Kryeministrit rus është pjesëmarrja në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës Kombëtare Ruse. Në Paris e konsiderojnë vizitën e Putinit si hap i rëndësishëm për forcimin e mirëbesimit ruso-francez.