0Rusia ka qenë dhe duhet të mbetet fuqi kryesor detare, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Sipas fjalëve të tij, flota është e pazëvendësueshme për garantimin e sigurimit ushtarak, energjetik dhe tregtar të vendit. Për shumë dhjetëvjeçarë dhe veçanërisht në shekullin e XX Rusia zotëronte bazën e zhvillimit të industrisë së ndërtimit të anijeve, theksoi ai. Në vitet 90-të kjo degë u ndodh në gjendje krize. Aktualisht, sipas fjalëve të Medvedievit, po ndërmerren përpjekje serioze për rimëkëmbjen e saj.