0Dimitri Medvediev i bëri thirrje botës për moslejimin e globalizimit të krimit të drogës, i cili mbart në vetvete, ndër të tjera edhe terrorizmin. Për 10 vjet të prodhimit të opiumit u bë e mundur kjo gjë, dhe sot furnizuesi kryesor i tij është Afganistani, vuri në dukje Presidenti i Rusisë në Forumin Ndërkombëtar kundër drogës në Moskë. Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov e konsideron të domosdoshëm që të eliminohen në Afganistan plantacionet e tëra të mbjella me lulëkuqen e opiumit dhe laboratoret e përftimit të heroinës. Sipas mendimit të tij, forcat e koalicionit në këtë vend duhet të luftojnë më efektivisht kundër industrisë së drogës.