Në Moskë startoi Forumi ndërkombëtar "Narkoprodhimi afgan-sfidë për komunitetin botëror". Ai është organizuar nga Agjencia Informative "RIA Lajmet" me mbështetje të Komitetit shtetëror Antidrogë dhe Institutit të demografisë, migrimit dhe zhvillimit rajonal. Në punimet e tij do të marrë pjesë edhe Presidenti i Rusisë. Sipas fjalëve të Dimitri Medvedievit, aktualisht për luftën kundër narkotrafikut nga Afganistani po bëhen shumë pak përpjekje. Për korrekturë serioze, sipas mendimit të Presidentit, ka nevojë edhe baza juridike përkatëse. Forumi i Moskës, me që ra fjala, nuk është tribuna e vetme ku tingëllojnë sfidat ndaj konfrontimit të "agresionit të heroinës" afgane. Kësaj teme i janë kushtuar shumë veprimtari shoqërore të organizuara në të gjithë botën. Pjesëmarrësit e tyre ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me atë, se për arritjen e fitores në "luftën e bardhë botërore" është i domosdoshëm bashkimi i përpjekjeve të të gjithë shoqërisë botërore. Jo rastësisht, në forumin që po zhvillohet në Moskë, erdhën për pjesëmarrje politikanë, ekspertë dhe veprimtarë shoqërorë nga 40 vende të botës si dhe përfaqësuesit e OKB-së, NATO-s, Organizatës së Traktatit për sigurinë kolektive, Organizatës së bashkëpunimit të Shangait dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Vitin e kaluar në Afganistan u prodhua 2 herë më shumë lëndë narkotike, krahasuar me  prodhimin e 10 viteve më parë në të gjithë botën. Çdo vit, për shkak të përdorimit të drogës, vdesin afro 100 mijë njerëz. Sot, në vendet e BE përdoret afërsisht 711 tonë lëndë narkotike afgane ekuivalent opiumit, nga këto 549 tonë përdoren në Rusi. Në fakt deklarata antidrogë e OKB-së nuk po realizohet. OKB-ja, në të vërtetë, hoqi dorë nga realizimi i programeve në këtë sferë, duke ia kaluar detyrat për plotësim NATO-s. Ndërsa Aleanca ia ngarkoi përgjegjësinë për luftën kundër narkoprodhimit Afganistan nivelit kombëtar madje dhe atij provincial të këtij vendi. Moska del për shfarosjen e plantacioneve të lulëkuqes së opiumit dhe propozimin fshatarëve të një alternative tjetër. Por parteneri "më i madh" i NATO-s SHBA-ja, sipas mendimit të Profesorit të Institutit të analizës politike dhe ushtarake Anatoli Ciganok, nuk do të futet në konflikt me pronarët e plantacioneve: "Përse amerikanët nuk duan të shfarosin plantacionet?", shprehet më tej profesori. Sepse në qoftë se, do të shfaroset lulëkuqja e opiumit, atëherë i duhet dhënë medoemos mundësia fshatarëve për të fituar të ardhura. Pavarësisht nga futja e trupave suplementare, situata si zor do të ndryshojë, në qoftë se nuk do të zhvillohet një luftë reale kundër narkobiznesit". Siç konfirmon pjesëmarrësi i këtij forumit, eksperti i njohur në fushën e narkomanisë, deputeti italian i Parlamentit Europian Pino Arlacchi, narkomanët rusë dhe europianë përdorin pikërisht opiumin afgan. Prandaj Rusia së bashku me Europën, shprehet me bindje ai, duhet të luajnë rolin kryesor në realizimin e "kthesës" në Afganistan.