0Këshilli i sigurimit të OKB-së do të zhvillojë më 9 qershor votimin për projektin e rezolutës mbi sanksionet në lidhje me Iranin. Më parë u bashkërendit lista e kompanive dhe personave juridikë iranianë të cilët u përfshinë në "listën e zezë". Mbi bazë të të dhënave paraprake, rezoluta përmban gjithashtu kërkesën për kontrollin e vëmendshëm të transfertave financiare të Iranit. Anijet iraniane duhet të ndalohen dhe të kontollohen në ujrat neutrale, në qoftë se do të lindin dyshime në lidhje me transportimin e ngarkesave bërthamore. U zgjerua edhe numri i armatimeve të ndaluara për shitje Iranit.