0Patinatorja artistike-legjendë. Tre herë kampione e Lojrave Olimpike dhe 10 herë kampione e botës. Femra miniaturë me një fat të vështirë dhe me temperament të çmendur.

Në patinazhin artistik në akull, Irina u gjend pothuajse rastësisht. Kur ishte fëmi ajo gjithë kohës ka qenë e sëmurë dhe i ati e çoi atë të bënte patinazh në akull. Kështu filloi karriera e Irina Rodninës në fushën e sportit. Fillimisht Irinën e stërviti trajneri-legjendar Stanisllav Zhuk. Në çift me Aleksei Ullanovin ajo fitoi Olimpiadën e parë në vitin 1972, por shumë shpejt bashkimi i tyre artistik u shpërbë. Prandaj Irinës i gjetën partnerin e ri dhe në moshë fare të re-Aleksandër Zajcevin. Seria e fitoreve të Irina Rodninës vazhdoi praktikisht pa ndërprerje. Asaj iu desh të ndërronte trajnerin dhe si rezultat filloi të bashkëpunonte me Tatjana Tarasovën, e cila më vonë u bë trajnere-legjendë gjithashtu. Irina u martua me partenerin e vet-Aleksandrin,  pas martese ajo fitoi edhe dy Olimpiada, ndër të tjera në vitin 1980-menjëherë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

"Unë e adhuroja patinazhin në akull, kujton ajo. Ndoshta, prandaj dhe kam qenë kaq të gjatë në pistën e patinazhit në akull. Kisha shumë qejf të konkurroja. Për mua ishte një ekstazë absolute. Tamam si qeni që shkon në gjueti duke ndjekur parandjenjën". Kur u fituan të gjitha çmimet dhe trofetë e mundshme, Irina filloi të punonte si trajnere. Më pas u dashurua dhe i zgjedhuri i saj i ri u bë biznesmeni serioz. "Unë arrita të kuptoj që është një lumturi e papërshkrueshme me fjalë të jesh thjesht grua e adhuruar". Bashkëshorti i saj e ndihmoi të rregullonte jetën në SHBA, ku Irinën e ftuan për të punuar si trajnere. Por pas disa kohësh ai u largua nga jeta e saj sepse u dashura me një tjetër. Ndërsa Irina vazhdoi të jetonte në Amerikë edhe për 12 vjet të tjera. Dhe të drejtën mbi vajzën e vet e la nëpër gjykatat amerikane.

Tani, Irina i ka fëmijët e rritur. Djali mbaroi shkollën profesionale artistike, merret me prodhime qeramikë. Vajza është korrespondente e Uashingtonit për telekompaninë "Russia Today".

Karriera e Irina Rodninës rezultoi me sukses jo vetëm në rolin e patinatores artistike, por edhe në atë të trajneres. Në vitin 1995 nxënësit-sportistë e saj-çifti çek-u bënë kampionatë të botës, ndërsa Irinës i dhanë statusin e qytetares së nderit të Çekisë.

Aktualisht Irina, në radhë të parë, merret me veprimtari shoqërore. Ajo është deputete e parlamentit rus, zëvendës kryetarja e Komitetit për arsimin si dhe anëtare e Këshillit pranë Presidentit të Federatës Ruse për fizkulturën dhe sportin.

Lotët e saj të sinqertë, që rrodhën nën tingujt e himnit sovjetik kur u gjend në piedestalin e vendit të parë në Olimpiadën-1980, u bënë simbol i patriotizmit sovjetik.

Ajo edhe sot është plot energji, e fortë dhe mahnitëse. Dhe moshën e vet nuk e fsheh aspak. Ajo është 60 vjeç dhe në në lidhje me këtë Irina thotë, se kjo është mosha e patinatores së vërtetë artistike, ndërsa "gjashtë-zero"-vlerësimi maksimal në patinazhin artistik në akull.

Fragment nga koncerti jubilar, kushtuar 60 vjetorit të lindjes së Irina Rodninas. E famshmja “Kalinka” nën interpretimin e Irina Rodninas dhe Aleksei Tihonovit.