0Për gazin rus i cili transportohet nëpërmjet tubacionit "Rryma e kaltër-2" dhe që shtrihet në fundin e Detit të Zi në Turqi, Izraeli ka shumë mundësi që nuk ka nevojë, njoftoi kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin mbi bazë të negociatave të zhvilluara me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan. Vladimir Putin vuri në dukje, se gazsjellësi shikohet si një itinerar suplementar i furnizimeve me gaz në tregun turk, por ka mundësi edhe për furnizimin e vendeve të tjera, midis tyre për Izraelin, Sirinë dhe Libanin. Në fakt, Izraeli zbuloi gaz në shelfin e vet dhe ka shumë mundësi që "Rryma e kaltër" të mos shtrihet deri në territorin e Izraelit për arsye ekonomike, tha ai.