Prodhimi i drogës në Afganistan dhe narkotrafiku duhet medoemos të kualifikohet si një kërcënim ndërkombëtar. Kjo është pika kyçe e planit të veprimeve, të cilit Rusia ja propozon komunitetit ndërkombëtar. Pikërisht, Rusia po i nënshtrohet goditjes kryesore të narkotrafikut afgan. Mbi bazë të statistikave zyrtare, vitin e kaluar ajo zyri vendin e parë për përdorimin e heroinës. Çdo vit nga mbidoza vdesin mbi 80 milionë njerëz. Këto të dhëna aspak shpresëdhënëse tingëlluan në prag të hapjes në Moskë të Forumit Ndërkombëtar "Prodhimi i lëndëve narkotike në Afganistan-thirrje kundrejt komunitetit ndërkombëtar". Mosha mesatare e narkomanit në Rusi po ulet me shpejtësi të madhe: aktualisht është mosha nga13-15 vjeç. Për këtë në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" tregoi Gjenerali-major i Narkokontrollit shtetëror të Federatës Ruse Igor Sudnjajev: "Lënda narkotike më e rrezikshme që qarkullon dhe përdoret në Federatën Ruse është heroina afgane, dhe mbërrin në territoin e Rusisë sipas të ashtuquajturit itinerari i Veriut-nëpërmjet shteteve të Azisë së Mesme. Në furnizimet me heroinë marrin pjesë, kryesisht, narkogrupimet taxhikistaneze dhe uzbekistaneze. Në kët rrjet gjithashtu marrin pjesë narkogrupimet nga Kirgizia, Kazakistani, Turkmenistani, Azerbajxhani si dhe ato cigane". Disa vjet më parë detyrat për ruajtjen e kufirit taxhiko-afgan i plotësonin kufitarët rus. Ata arritën të frenonin qarkulimin e madh të lëndëve narkotike. Por me kalimin e kohës kufitarët rusë u zëvendësuan nga ata taxhikistanezët, si rezultat i këtij veprimi, situata ndryshoi menjëherë dhe jo për mirë: "Kufiri, për kalimin e ngarkesave me drogë të organizuara nga narkogrupimet, praktikisht u hap: niveli i korrupsionit në shtetet e rajonit të Azisës së Mesme, e cila ka lidhje me qarkullimin e paligjshëm të lëndëve narkotike, është shumë i lartë...". Që nga momenti i fillimit në Afganistan të operacionit të trupave paqësore të NATO-s, prodhimi i lëndëve narkotike në këtë rajon u rrit mbi më shumë se 40 herë. Sipas mendimit të Igor Sudnjajevit, një nga mundësitë e zgjidhjes së problemit është blerja lëndëve narkotike të papërpunuara direkt nga fshatarët vendas. Ose thjesht të bëhet konpensimi financiar në këmbim moskultivimin e lëndëve narkotike. Ta supozojmë, se për realizimin e kësaj ideje duhet 1 miliardë $ në vit, por kjo shumë nuk është aspak e madhe për shpëtimit e njerëzimit. Detyra kryesore e forumit antinarkotik që do të hapet më 9 maj është tërheqja e vemendjes së opinionit publik ndaj problemit të heroinës afgane dhe të bindin OKB-në  që të pranojë prodhimin e lëndëve narkotike në Afganistan si kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Sepse këtë këtë të keqe asnjë vend në botë nuk është i aftë ta luftojë në vetmi.