0Në Gjenevë startoi raundi i 11-të i diskutimeve për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Transkaukaz. Në këto konsultime marrin pjesë OKB-ja, BE-ja, Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Europë si dhe delegacionet nga Abkhazia, Osetia e Jugut, Gjeorgjia, Rusia dhe SHBA. Diskutimin tradicionalisht e zhvillojnë dy grupe pune: njëri për çështjet e sigurisë dhe tjetri për tematikën humanitare. Siç njoftuan në MPJ-në e Rusisë, detyra kryesore e këtij takimi është përpunimi i marrëveshjeve juridike mbi mospërdorimin e forcës.