Dëshmitë e pjesëmarrjes së personelit të CIA-s në eksperimente kriminalë ndaj të burgosurve, të zhvilluara pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001në SHBA-s u përmendën në raportin e Organizatës Ndërkombëtare "Mjekët për të drejtat e njeriut". Mbrojtësit e të drejtave të njeriut akuzuan ish administratën e George Bushit për sjellje çnjerëzore ndaj të burgosurve dhe për shkeljen e një sërë konventash ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në dokument përmenden një sërë shembujsh të egër torturash, që ngjajnë më shumë me epokën e mesjetës, por jo me shekullin XXI. Të burgosurin i lidhnin pas një dërrase, u mbullnin gojën, dhe pas kësaj u hidhnin ujë në fytyrë. U përdorën edhe mënyra të tjera, si ajo e pagjumësisë për disa ditë me radhë. Të gjitha këto veprime janë shkelje të Konvendtës së Gjenevës, për sjelljen ndaj të burgosurve ushtarakë, thotë specialisti për të drejtat ndërkombëtare Naum Sonjkin: "Kjo sjellje është objekt për diskutim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sanksione për këtë, fatkeqësisht, nuk ka. Amerikanët, fatkeqësisht, rrallë ia vënë veshin dikujt. Ata jo vetëm që shkelin Konventën e Gjenevës për sa u përket të burgosurve, por kanë lidhje edhe me të drejtat e njeriut në përgjithësi", u shpreh specialisti. Veprimet, për të cilat bëhet fjalë në raportin e "Mjekëve për të drejtat e njeriut", nuk janë vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, por edhe fyerje e rëndë e vlerave tradicionale amerikane, deklaroi Drejtuesi i organizatës Frenk Donah. Ajo se me të burgosurit u përdorën metoda shumë të egra, nuk përbën kurrfarë dyshimi, pasi në vitin 2008 atë e pranoi edhe drejtori i atëhershëm i CIA-s Michael Heiden. Ai deklaroi, se bashkëpunëtorët e tij që nga viti 2002 deri në 2006 arrestuan dhe morën në pyetje rreth 100 veta. Gjatë "eksperimenteve" ata me radhë analizonin të dhënat , e marra si rezultat i vëzhgimit të të burgosurve. Në këtë mënyrë, u përcaktuan metoda më të efektshme mundimesh, që të "rrisnin ndjeshmërinë e objekteve ndaj dhimbjes së madhe". Ajo gjë se në një kohë paqësore në vend, ndodhnin dukuri të tilla të llahtarshme, si torturat, nuk duhet të mbeten pa vëmendje nga ana e autoriteteve, konstatohet në raportin "Mjekët për të drejtat e njeriut". Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kërkojnë nga administrata e Barak Obamës dënim në adresë të paraardhësve të tij dhe në rast të evidentimit të kryerjes së krimeve, fajtorët të mos lihen pa ndëshkim.