0Narkotrafiku afgan luhat stabilitetin në Azinë Qendrore dhe Kaukazin e Veriut, deklaroi Drejtori i Shërbimit Federal për kontrollin mbi qarkullimin e lëndëve narkotike Viktor Ivanov. Sipas fjalëve të tij, aktualisht  Afganistani prodhon 2 herë më shumë heroinë, krahasuar me 10 vite më parë. "Për shkak të narkotrafikut vdiqën 1 milionë njerëz, 16 milionë kanë ngelur sakat", tha kreu i Shërbimit Federal për narkokontrollin. Ai kujtoi, se në Europë droga kalon nëpërmjet itinerarit ballkanas. Distributorët kryesorë këtu janë grupimet kosovare. Viktor Ivanov theksoi, se Europa po del në vendin e parë përsa i përket përdorimit të ilaçit narkotik.