0Për sigurimin e mbështetjes maksimale të rezolutës së re në lidhje me Iranin, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duhet medoemos që anëtarëve të saj tu jepet më shumë kohë për studimin e dokumentit në fjalë, mendon Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë OKB-së Vitalij Çurkin. Në intervistën e vet dhënë për botimin "Rossijskaja gazeta" si theksoi, se dokumenti është fokusuar mbi detyrat e mospërhapjes së armës bërthamore dhe nuk parashikon masat që do të mund të ndikonin negativisht në mirëqënien e popullit iranian. Pikërisht një poziteje të tillë vazhdon ti përmbahet Rusia. Pavarësisht, nga kërkesat e OKB-së, Irani vazhdon pasurimin e uraniumit deri në nivelin e lartë, duke deklaruar vazhdimisht, se do ta përdorë atë për qëllime paqësore.