Moska i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për krijimin e koalicionit antidrogë i cili do të luftojë ilaçin vdekjeprurës. Një mendim të tillë e shprehën ekspertët rusë dhe amerikanë gjatë zhvillimit të video urës Moskë-Uashington. Aktualisht, Afganistani pa diskutim zë pozitën prej lidereje në prodhimin e heroinës në botë. Vitin e kaluar në këtë vend aziatikoqendror u prodhuan 2 herë më shumë lëndë narkotike të forta, krahasur me 10-të vite më parë në të gjithë botën. Shtrëngata e heroinës afgane zaptoi të gjitha vendet e Bashkimit Europian (BE). BE zë vendin e parë për përdorimin e lëndëve që përmbajnë opium. Opiumi u bë dhimbje koke për Rusinë gjithashtu,sidomos në territoret jugore të saj. Të ardhurat nga trafiku i heroinës në Rusi dhe Europë vlerësohen më shumë se 17 miliardë $. Kryetari i këshillit monitorues të Institutit të demografisë, migrimit dhr zhvillimit rajonal Juri Krupnov e quajti prodhimin e lëndëve narkotike në Afganistan problem global: "Ne në fakt kemi të bëjmë me një fenomen global. 95% e prodhimit botëror të opiumit është përqendruar në Afganistan, ndërsa 65% vetëm në provincën Gelmend. Ne nuk kemi të drejtë në asnjë mënyrë ta hedhim përgjegjësinë vetëm mbi shpatullat e qeverisë së Afganistanit. Është e domosdoshme shfarosja e plantacioneve të mbjella me lulëkuqe të opiumit, madje pavarësisht nga mosmarrëveshjet që ekzistojnë midis Rusisë dhe SHBA-së në lidhje me këtë çështje. Në qoftë se ne do t'ia arrijmë ta realizojmë këtë gjë, atëherë problemin e Afganistanit do ta eleminojmë njëherë e përgjithmonë". Një masë tjetë për ndërprerjen e ekspasionit të heroinës afgane është lufta me narkotrafikun. Këtu është i domosdoshëm evidentimi i tyre dhe njoftimi për ndjekje ndërkombëtare, mendon Juri Krupnov. Në të gjithë botën për shkak të opiumit afgan vdesin afro 100 mijë njerëz-më shumë krahasuar me numrin e viktimave të bombës atomike të hedhur në qytetin japonez Hiroshima. Në Afganistan është mbledhur një lëmsh i tillë i problemeve të cilat do të mund të zgjidhen vetëm me bashkimin e përpjekjeve të të gjithë botës. Për zgjidhjen e kësaj detyre më 9-10 qershor në Moskë do të zhvillohet forumi ndërkombëtar "Prodhimi i drogës afgane-thirrje ndaj komunitetit ndërkombëtar". Në të do të marrin pjesë drejtorët e dikastereve antidrogë dhe të ruajtjes së rendit nga vende të ndryshme, ekspertë të njohur, gazetarë rusë dhe të huaj si dhe përfaqësues të OKB-së, ODKB-së, NATO-s, SHOS-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare".