0Në Helsinki, më 4 qershor do të shqyrtohet çështja për heqjen e të drejtave prindërore të Valentina Putkonen mbi vajzën e saj 20-të vjeçare Julia. Shkak u bë ankesa e vajzës drejtuar Këshillit të mbrojtjes së fëmijëve në lidhje me atë, se nëna e saj i kishte ndaluar të hante karamele përpara drekës. Ankesën drejtuar organeve të përkujdesit social Julias ia këshilloi i ati -qytetari i Finlandës, i cili po përpiqet për marrjen e të drejtës mbi vajzën. Valentina Putkonenin e akuzuan për ushtrim dhune mbi vajzën e cila aktualisht ndodhet në shtëpinë e fëmijëve. Por atë po e përgatisin për ta dërguar tek babi i saj që aktualisht punon dhe jeton në Rusi. Pesë vjet më parë pas divorcit, bashkëshortët ranë në ujdi për edukimin e dy djemëve nga i ati i tyre me kusht realizimin e takimeve të rregullta me nënën e tyre. Por Valentina Putkonen pohon, se premtimi nuk u mbajt aspak, njofton Agjencia "Intefax".