0Shoqëria e hapur aksionere "Gazprom" dhe operatori i sistemit kombëtar gazotransportues i Greqisë DESFA planifikojnë të nënshkruajë më 7 qershor dokumentin mbi krijimin e ndërmarrjes së përbashkët për realizimin e projektit "South Stream". Mbi bazë të njoftimit të bërë nga zyra për shtyp e ambasadës së Greqisë, të cilën e citon Agjencia "Interfax", ceremonia e nënshkrimit të tij është planifikuar në kuadrin e konferencës për shtyp që do të japin  kryetarët e komisionit të përbashkët ruso-grek për bashkëpunim ekonomik, industrial dhe tekniko-shkencor-Zëvendës ministri i punëve të jashtme të Greqisë Spiros Kuvelis dhe Ministri i transportit të Rusisë Igor Letvin.