0Valuta europiane po përjeton një moment kritik, por mendimet për vdekjen e euros janë hiperbolizuar shumë. Kështu e vlerësoi situatën në tregjet financiare Kryetari i BE Herman Van Rompuy. Sipas fjalëve të tij, së shepejti do të aprovohet strategjia e re europiane e sigurimit të rritjes ekonomike dhe punësimit, njofton agjencia informative ITAR-TASS. Shërbimi statistikor i BE njoftoi, se papunësia në zonën e euros në prill përbëri 10,1 %, domethënë 23,3 milionë veta. Sipas parashikimeve të agjencisë, kjo shifër do të rritet për shkak të masave të rrepta të reduktimit të shpenzimeve buxhetore.