0Në Rusi janë parandaluar që nga fillimi i vitit 23 sulme terroriste, janë arrestuar më shumë se 250 banditë dhe bashkëpunëtorë të tyre. Për këtë njoftoi Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë Aleksandër Bortnikov në mbledhjen me drejtuesit e shërbimeve specialë, organeve të sigurimit dhe ruajtjes së rendit të vendeve partnere të huaja. Sipas fjaëve të tij, rezultate të tilla u bënë të mundur, ndër të tjera, si rezultat i njoftimit në kohë të informacionit nga partnerët e huaj, si dhe aktiviteteve të përbashkëta kërkimoro-operative të zhvilluara. Kreu i dikasterit vuri në dukje, se Shërbimi Federal i Sigurimit ka të dhëna për synimet e terroristëve që të ndërpresin Olompiadën në Sochi në vitin 2014.