0Në Rusi po krijohen kushte për shpejtimin e rimëkëmbjes së ekonomisë, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin në mbledhjen për çështjet e krijimit të buxhetit. Ai vuri në dukje, se rritja ekonomike në vend është më e lartë, nga sa u planifikua disa muaj më parë. Putin përmendi, se në buxhetin e vitit 2010 hyri çmimi i një fuçie naftë prej 58 dollarësh. Faktikisht që nga fillimi i vitit nafta, mesatarisht, kushton më shumë se 70 dollarë. Në përputhje me këtë, shfaqen të ardhurat shtesë dhe krijohen kushtet e nevojshme për rimëkëmbje më të shpejtë të ekonomisë.