0Rusia e konsideron të palejueshme vazhdimin e bllokadës në Sektorin e Gazës. Për këtë deklaroi në konferencën e vet për shtyp në Moskë Kreui MPJ Sergei Lavrov. Moska mëse një herë ka tërhequr vëmendjen e komunitetit botëror ndaj situatës në Gazë, por "vetëm derdhja e gjakut tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare ndaj Sektorit të Gazës", tha Lavrov. Ai theksoi, se Rusia vazhdon ti japë ndihmë humanitare popullsisë së Gazës. Kreui MPJ shpreson, që pas asaj që ndodhi, thirrjet e Rusisë dhe anëtarëve të tjerë të "katërshes" së ndërmjetësve të Lindjes së Mesme për zhbllokimin e Gazës, më në fund do tu vihet veshi.